Protesta e opozitës, policia “blindon” institucionet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e shtetit prej mëngjesit të kësaj të prmtje ka kaluar në gadishmëri të përforcuar për shkak të protestës së 9 kombëtare të lajmëruar nga opozita.Mbi 1500 efektivë do të blindojnë kryeministrinë dhe parlamentin, ku dhe pritet të mbahet tubimi. Godinat janë rrethuar me gardh metalik ndersa tek parlamenti nuk mungojne as telat me gjemba dhe prozhektoret e fuqishem.Organizatorët kanë lajmëruar uniformat blu se protesta do të zgjasë deri në mesnatë, në orën 23 e 59 minuta. Nisur edhe nga tensionimi i situatës ditët e fundit policia në planin e masave ka shtuar mjetet ne gadishmeri dhe nurmin e forcave speciale .Postobloqe dhe kontrolle janë parashikuar edhe ne akset nacionale per mjetet dhe protestuesit që i drejtohen kryeqytetit.Ndërkohe pak ore para nisjes se protestës, ministri i brendshem Sander lleshaj mblodhi ne zyren e tij kupolen drejtuese te policise se shtetit.

Recommended