Sattler: Partitë me mendësi demokratike nuk djegin shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori austriak Sattler komentoi nga Shkodra tensionet e mëdha të krijuar në vend sidomos në ato bashki ku drejton opozita e ku janë sulmuar KZAZ dhe forcat e rendit.Sattler nuk I kurseu kritikat ndaj opozitës duke ndarë të njëjtin mendim me Topallin se forcat politike me mendësi demokratike nuk djegin shkolla sic ndodhi në Shkodër.?I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Nuk jemi ne 1912 dhe jemi ne 2019 dhe përgjegjësia është totalisht e juaja. Momentet qe po jetojmë janë përsëritur shpesh ne 25 vitet e fundit dhe them se është koha te ulemi dhe t?i shohim çfarë duhet rregulluar, ta shohim sistemin për ta përmirësuar. Diçka duhet te ndodh sepse Shqipëria është ne një krize me te madhe se zakonisht. Kriza aktuale mund t?ju japë kohe për te reflektuar per sistemin. Çdo here kur ka zgjedhje në Shqipëri ka kriza, ne vendet e tjera zgjedhjet i zgjidhin krizat ndërsa këtu është e kundërta. Kryetaret e partive te ulen se bashku. Djegia e shkollave është aspak e këndshme. Ata me mendësi demokratike nuk djegin shkolla dhe unë bie dakord me zonjën Topalli dhe ju duhet te merrni një hap prapa dhe te ballafaqoheni me këto probleme.

Recommended