RTV Ora - 10 audiopërgjime të reja nga "Bild" për Dibrën

  • 5 years ago
#rtvora
Për gazetën gjermane "Bild" përgjimet e reja tregojnë se si ministra, deputetë, shefa policie dhe kriminelë janë përfshirë për manipulimin e zgjedhjeve. Në dhjetë përgjimet e reja të publikuara nga gazetari Peter Tiede, përfshihen materiale të dosjes 184. Në një prej përgjimeve ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri përgëzon për strategjinë e tij shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ky i fundit u denoncua disa herë në media dhe nga vetë PD-ja për trembjen e votuesve. Në telefonatën e përgjuar Aga dëgjohet teksa i thotë ish-ministrit Gjiknuri se është një komisar politik i Partisë Socialiste.
Përgjimi tjetër përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t?i caktuar një pozicion më të mirë.

Aga i kërkon Qefalisë të transferohet në Bulqizë, një qytezë e pasur me krom e që kontrollohet nga krimi i organizuar. Por deputeti socialist i premton atij një pozicion më të lartë. Për punën e bërë gjatë zgjedhjeve Aga përgëzohet edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në përgjime del edhe Imer Lala, të cilin ?Bild? e konsideron si bosin e mafias. Ai dëgjohet në bisedë me ish-ministrin Gjiknuri teksa festojnë për fitoren me mbi njëmijë vota.
Në të tjera përgjime, Imer Lala, siguron bashkëpunëtorët e tij se përgjimet dhe videot e publikuara në media nuk përbëjnë provë për ndjekje penale. Në bisedë nipi Elio Lala shprehet i shqetësuar për videon e transmetuar në televizion që tregon blerjen e votave.

Imer Lala kontrollon se votuesit e paguar kanë zgjedhur Partinë Socialiste. Një person e informon Lalën se kryetari i FRD-së dhe njerëzit e tij kanë votuar për Sherefedin Shehun.

Një person tjetër e informon Imer Lalën se Basri Veseli nuk ka marrë gjë, duke nënkuptuar sipas Bild-it paratë e premtuara për votën.

Një person i kërkon leje imer Lalës për t?iu kthyer njerëzve kartat e identitetit.

Në episodin tjetër dëgjohet sërish biznesmeni imer Lala që siguron bashkëbiseduesin se ai ka shkuar te një person i rëndësishëm për t?i zgjidhur atij problemin.

RTV Ora i zbardhi të gjitha audiopërgjimet e publikuara në Bild

Përgjimi nr 1:

Shefi i Policisë, Dibër: Po djalosh.

Bekim Krashi: Cfarë keni bërë, cfarë keni bërë se keni mbyt fare. (Qesh) Nuk jeni duke lënë asgjë që të bëhet. Plus kudo jeni. Vetëm se... (nuk kuptohet)... nuk jeni shumë, minus 10. Do ti nxjerr të gjitha do ti jap me letër këtu.

Shefi i Policisë, Dibër: Duhet të kem 1000. Poshtë 1000 nuk e pranoj.

Bekim Krashi: Aaaaa, ca flet, ke fillu me pretendime të mëdha! Të japim lesh (qesh). Ti jap unë, ti jap në dorë.

Shefi i Policisë, Dibër: Ej.

Bekim Krashi: Hë?

Shefi i Policisë, Dibër: O shpirti vëllait, po ti kujtove se ata (opozita) ishin budallenj që bënin ashtu...

Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata se e dinin atë punë. Po unë i thashë komisionerëve mos u lodhni fare. Janë të humbur... (Pjesa...

Recommended