Kryeministri Zoran Zaev e cilëson si pozitive faktin që muaji tetor u potencua si afat i fundit për marrjen e datës për fillimin të negociatave më BE-në. Sipas tij, asnjëri nga vendet anëtare nuk ka qenë kundër përcaktimit të datës për Maqedoninë e Veriut. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov pranon që nuk është i kënaqur me vendimin por se nuk do të ndërpriten proceset e nisura reformuese në vend.