RTV Ora - 30 minuta përplasje me policinë, digjet klasa me materiale zgjedhore

  • 5 years ago
#rtvora

Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër. Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti.

Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën "Shejnaze Juka". Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët shkelmuan portën kryesore dhe i vunë zjarrin njërës prej klasave.

"Ka pasur një përplasje që ka nisur rreth 30 minuta përpara në shkollën "Shejnaze Juka" ku ndodhen materiale zgjedhore të 30 qershorit të sjellë nga KQZ. Është Qendër Votimi dhe janë sjellë këtu materialet për shkak të përplasjes që ka pasur në këto 48 orë mes forcave të policisë bashkiake, administratës së bashkisë dhe policisë së shtetit sa i përket procesit.Ka pasur tentativë për të hyrë brenda këtyre ambjenteve, ka pasur përplasje mes simpatizantëve të PD dhe admninistratës së bashkisë me policinë. Është shkelmuar porta kryesore e shkollës, janë dëmtuar xhamat e dritareve të katit të parë ku ndodheshin materialet zgjedhore. I është vendosur flaka njërës prej klasave për të djegur materialet zgjedhore" informoi gazetari Bepin Kolvataj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkoder-bashkia-leter-shkollave-u-kerkon-te-mbyllin-dyert-kzaz

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended