http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV BILD ka publikuar një përgjim mes ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës dhe drejtorit të drejtorisë së arsimit në Dibër, Drini Gjeçi. Në bisedën mes Pjerin Ndreut dhe drejtorit Gjeçi flitet për drejtorin e një shkolle, I identifikaur si Reshat Elezi ku ish-deputeti I PS I kërkon që të deklaraojë votën hapur në të kundërt do të pushohet nga puna. Biseda e plote: Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes! Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je? Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove? Pjerin Nderu: A je mire si ke qenë? Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë! Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit. Drini Gjeçi: Reshatit? Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon. Drini Gjeçi: Reshat Elezaj? Pjerin Ndreu: PO Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të. Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet. Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.