Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

“Kala festival” ndez Dhërmiun, mijëra të rinj europianë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania
VizionPlusAlbania
7 months ago|0 view
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Nuk jemi ne Ibiza por ne Dhërmi, rreth 5 mijë të rinj nga gjithë Europa kane pushtuar brigjet e rivierës shqiptare?60 DJ të njohur nga e gjithë bota janë pjesë e edicionit të dytë të Kala Festival që po zhvillohet në bregdetin e Dhërmiut nga data 12 deri më 19 qershor. 5 mijë të rinj po shijojnë një mori me festa nen ritmet e muzikës moderne që elektrizoi brigjet e Dhërmiut.Shumica e te rinjve qe i janë bashkuar festes janë nga Britania e Madhe, por edhe vende te tjera të Europës, ndërsa biletat e festivalit janë shitur të gjitha që në ditët e para të organizimit.Krahas atmosferës festive, turistet shprehen të mahnitur edhe per bukuritë që ofron vendi ynë.?Është hera e parë që vij këtu dhe nuk e dija qe Shqipëria është kaq e bukur dhe ka njerëz kaq te mire, premtoj se do kthehem serish.??Mua ma sugjeruan disa miq dhe jam e mahnitur, bregdeti është i mrekullueshëm dhe çdo gjë tjetër.?Edicioni i dyte i Kala Festival ka tërhequr edhe media te huaja te cilat po pasqyrojnë atraksionet e këtij organizimi në bregdetin e Dhërmiut. Për ministrin e Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi, festa te tilla mbeten kartolina me e bukur per Shqipërinë, ndërsa premtoi se vitin e ardhshëm organizimi do te jete edhe me masiv.Këto dite të gjesh hotel për t?u akomoduar ne Dhërmi dhe fshatrat përreth ishte nje mision i pamundur, ndërsa sipas ministrit Klosi festa te tilla janë një mundësi e arte edhe per biznesin që ofron shërbime për turistet e huaj.

Browse more videos