RTV Ora – PD: Kryeprokurorja e Tiranës po ushtron presion për arrestimin e Lulzim Bashës
  • 5 years ago
#rtvora
Partia Demokratika sot ka drejtuar gishtin nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se Imeraj po ushtron presion mbi prokurorët e çështjes për arrestimin dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Gazment Bardhi: Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokrori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-kryeprokurorja-e-tiranes-po-ushtron-presion-arrestimin-e-lulzim-bashes
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended