Kina paralajmëron Shtetet e Bashkuara - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kina thërriti përfaqësuesin diplomatik amerikan në Pekin për të protestuar ndaj komenteve të Uashingtonit zyrtar për çështjen e debatueshme të ligjit të ekstradimit të Hong Kongut.Zëvendës Ministri i Jashtëm Le Yucheng thirri në takim Robert Forden, Zëvendës Shef i Misionit amerikan në Pekin, për të dorëzuar notën e protestës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze.Zoti Le tha se Kina nuk pranon ndërhyrjen e fuqive të huaja në çështjet e Hong Kongut. Në deklaratë thuhet se ?Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara? të ndalin menjëherë të gjitha ndërhyrjet në çështjet e Hong Kongut dhe të ndalin veprimet që mund të ndikojnë në begatinë dhe stabilitetin e Hong Kongut?.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, u shpreh se çdo përpjekje për të shkaktuar kaos në Hong Kong nuk do të ketë sukses. Komentet u bënë pasi ligjvënësit amerikanë propozuan të enjten legjislacionin në bazë të të cilit do t?i kërkohej Sekretarit amerikan të Shtetit të çertifikojë çdo vit autonominë e Hong Kongut, si parakusht për përfitimin nga ligji i viti 1992 për trajtimin e veçantë (U.S. Hong Kong Policy Act).Pekini paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në situatën e tanishme në Hong Kong, të cilën e konsideron çështje të brendshme kineze.Rreth 1 milionë njerëz kanë dalë në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër ndërhyrjes në rritje të Pekinit tek autonomia dhe shteti ligjor i Hong Kongut.

Recommended