Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Teksa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe mazhoranca refuzojnë zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhejve lokale të 30 Qershorit, tre bashki të djathta i janë bindur vendimit të kreut të shtetit, i botuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare.

Përmes shkresave zyrtare drejtuar Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor dhe KQZ-së, zyrtarët lokalë kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Pallatit të Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, ambienteve të Pallatit të Sportit "Ferit Hysa" në Burrel, dhe ato të Qendrës Kulturore ?Hasan Prishtina? e palestrës sportive të Shkollës së mesme të përgjithshme ?Havzi Nela? në Kukës.

Kërkesat që mbajnë datën 14 Qershor e që i janë drejtuar për dijeni edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, urdhërojnë KZAZ Nr.2 në Shkodër, atë 16 në Burrel dhe 11 në Kukës të ndërpresë të gjitha veprimet për afishimin e listave të zgjedhësve në ambientet që janë në pronësi të dy Bashkive.

Tre shkresat njëherazi i janë vënë në dijeni edhe Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm dhe prefektit të qarkut. Ky veprim shënon edhe përplasjen e parë mes drejtuesve të pushtetit lokal të kryesuar nga të djathtët dhe KQZ-së që e cilësoi antikushtetues dhe nul dekretin e kreut të shtetit, ndërsa mazhoranca pas miratimit të rezolutës në Parlament pritet të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended