Precedenti/ Kushtetuesja në 2017: Kompetencën për shtyrjen e zgjedhjeve e ka Kolegji Zgjedhor

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta ditën e shtunë në një akt të papritur vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe shtyrjen pa afat deri në gjetjen e një zgjidhje politike mes palëve. Në kushtet e krizës, të gjithë drejtuan gishtin nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tyre do të do të jepte një përgjigje finale, por në fakt edhe organi më i lartë nuk do t'i jepte një përgjigje përfundimtare.

Shqiptarja.com sjell precedentin e vitit 2017 në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, teksa pas paktit Rama-Basha dy palët ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Vendimi i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve në 2017 u ankimua nga partia Forca Rinia, por Gjykata Kushtetuese deklaroi para dy vitesh, kur ende nuk ishte shkrirë nga vettingu se kundërshtimi i dekretit të Presidentit, asokohe Bujar Nishanit, i cili ndryshoi datën e zgjedhjeve nuk ishte në juridiksionin e shqyrtimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Para dy viteve, Gjykata Kushtetuese deklaronte se sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) kundërshtimi i dekretit të Presidentit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor. Pra duke ardhur në situatën aktuale, dekretit i Presidentit Meta mund të dërgohet nga shumica në Gjykatën Administrative ose në Kolegjin Zgjedhor.

Recommended