Të fundit mbrëmje të Festivalit Shqiptar të Kitarës e mbyll një artist i kalibrit ndërkombëtar, Petrit Çeku. Mjeshtëria e tij në kitarë, atë klasike, i kishte munguar skenës shqiptare prej më shumë se pesë vitesh. Prania e tij lidhet ngushtësisht edhe me thelbin e festivalit.
Haydn, Schubert, Barrios apo Piazolla janë disa nga kompozitorët e programit të përgatitur për publikun në mbrëmje në amfiteatrin tek Liqeni Artificial.
Colin Cooper e ka quajtur Petrit Çekun si solist të aftësive më të larta, kjo shpjegon edhe të dhënën se nuk di të thotë se kur do t?i rikthehet publikut shqiptar. Agjenda e tij deri në 2020 është e zënë me recitale solistike dhe jo vetëm, kryesisht në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.