Tre kamionë me ndihma drejt Korçës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ashtu siç lajmëroi ditën e hëne nga xhamia e Nazmagjasë se nuk do ketë fushatë zgjedhore, por një aksion për të mbledhur ndihma për banorët e prekur nga tërmetet në Korçë.Kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me vullnetarët u organizuan në  një fushatë bamirësie ku me qindra qytetarë u solidarizuan duke mbushur që në orët e para të mëngjesit  tre kamionë të mëdhenj me ushqime, veshmbathje etj të cilët janë nisur për në Korçë në ndihmë të familjeve të prekura nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit.?Ne në Tiranë besojmë tek parimi, një për të gjithë e të gjithë për një. Sot ka Korça një situatë të vështirë, nesër mund ta kemi ne e të na gjendet Korça. Ndaj dua të falenderoj të gjithë familjet që iu përgjigjën në kohë rekord mbushjes së tre kamionëve që do të nisen pas pak për në qytetin e Korçës?.Edhe vetë kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij kontribuan me ndihma për të prekurit. ?Unë dhe Ajola si prindër të një bebi të vogël kishim më shumë merak për fëmijët e vegjël, ashtu si tha edhe Romina, që janë gjendur në këtë situatë të vështirë. Dhurata jonë modeste është kryesisht qumësht, panolina, biberonë dhe të gjithë nevojat higjienike që mund të ketë për fëmijët që janë aty por nëse do të ketë të tjera, ne do i adresojmë ato sipas feed back që na jep ekipi ynë i emergjencave që është bashkuar atje?.Stenda do jetë e hapur gjatë gjithë ditës dhe kushdo mund të shkojë të japë ndihmë.?Ne kemi vendosur edhe pas mbushjes së tre kamionëve ta mbajmë stendën hapur gjatë gjithë ditës. Njerëzit kanë festën e Bajramit, është një mundësi e mirë për një sevap, për një ndihmë dhe për një solidaritet, ndaj gjatë gjithë ditës pasi mbarojnë ceremonitë, drekat apo të gjithë pritjet e përcjelljet në institucionet e  besimit, secili mund të bëjë një ndalesë të vogël tek Bashkia e Tiranës dhe të japë atë kontributin e vet?.Por ndihma e Bashkisë së Tiranës nuk konsiston vetëm në pakot me ushqime dhe veshmbathje. Një grup emergjencash janë nisur drejt qytetit të Korçës për të ndihmuar në kapërcimin e kësaj situate.Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se një nga vendimet e para të Këshillit Bashkiak të Ri, do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive në Korçë.?Ndoshta ne nuk do t?i ndërtojmë të gjitha, qeveria do bëjë të vetën, Korça do bëjë të vetën, por ne si Bashki e Tiranës duam të marrim një numër shtëpish që t?i ndërtojmë si dhuratë të qytetarëve të Tiranës. Kështu që ne do të përgatisim një fond solidariteti për ndërtimin e shtëpive, sapo të jetë qetësuar situata dhe besoj se do të jetë në nderin e Këshillit të Ri Bashkiak të Tiranës, që ne t?i përgjigjemi jo vetëm me ndihmat personale, por edhe me një ndihmë institucionale?.Gjithashtu ai kërkoi që kjo frymë solidariteti në këtë muaj të shenjtë të vijojë edhe në të 11 muajt e tjerë të vitit.?Besoj që është mesazhi më i mirë i një dite besimi dhe unë them që sikur secili ta përqafonte këtë frymë të këtij muaji n...
Recommended