Besimtarët myslimanë kremtojnë Fiter Bajramin

  • 5 years ago
Besimtarët myslimanë kanë kremtuar sot festën e Fiter Bajramit. Pas ditëve të agjërimit, mijëra njerëz u mblodhën së bashku në sheshin ?Skënderbej?. Festimet e Fiter Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit të sotëm, me namazin e sabahut.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u lut që Zoti ta begatojë, ta mbushë me mirësi dhe paqe këtë vend. Pjesëmarrësit e shumtë u përshëndetën me njërit-tjetrin duke ndarë momente gëzime dhe emocione.

Festa e Fiter Bajramit vjen pas mbarimit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen pasi myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohen me të varfrit.

Tv Klan

Recommended