Biznesi kosovar, kritika Shqiperise

  • 5 years ago
Mbyllje të kufirit për një ditë, ka paralajmëruar Klubi i Prodhuesve të Kosovës, në rast se Shqipëria nuk i heq barrierat tregtare ndaj Kosovës.

Në diskutimin që patën, përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës me udhëheqës të Odës Ekonomike, u tha se Shqipëria është e dyta pas Serbisë që vendos barriera ndaj Kosovës.

Derisa kanë kërkuar respektimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, për të cilat u tha se nuk ka vullnet politik. Ne i japim shume fokus dhe nuk ka pasur mbrojtje të mjaftueshme qoftë nga institucionet tona.

Ata kanë thënë të kenë pasur pritje që qeveria e Shqipërisë do të reflektojë dhe të ndërmarrë masa për marrëveshjet që janë nënshkruara. Kanë përmendur aplikimin e akcizës dhe taksën në Rrugën e Kombit.

Recommended