Dite per dite - Gent Fatali konfirmon lidhjen me Rozafën? (30 maj 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al ?Ditë për Ditë? emisioni më i ri në Televizionin Klan. Një emisioni i ndërtuar mbi një frymë inovative, që ka si qëllim të përcjellë energjitë pozitive dhe imazhin modern të shqiptarëve që ia kanë dalë të bëjnë diçka të vlefshme dhe me ndikim për të gjithë shoqërinë. Me prezantuese Alba Çobaj dhe bashkëprezantues; Albi Isakaj, Liesa Haxhiasllani, Joel Çela, Kristi Janku, Krist Bibolli, emisioni ka një përmbajtje dinamike.Emisionin ?Ditë për Ditë? do ta ndiqni çdo ditë në një transmetim live nga ora 13:45 deri në 15:30 në ekranin e Televizionit Klan; Po? Jo? Apo ndoshta? Kur bëhet fjalë për të pranuar lidhjet e tyre publikisht, artistët shqiptarë asnjëherë nuk kanë një përgjigje. I ftuar në programin ?Ditë Për Ditë? reperi i famshëm nga Kosova, Gent Fatali, u ngacmua nga prezantuesja Liesa Haxhiasllani nëse janë të vërteta fjalët ?lart e poshtë? mbi lidhjen me Rozafën. Kjo e fundit, motra e vogël e reperes kosovare Loredana.

?Nuk do ta konfirmoj këtu? është shprehur Genti, duke mos e mohuar, por as pohuar lajmin. Ndonëse ngacmimet nga prezantuesit e tjerë Alba Çobaj dhe Albi Isakaj nuk munguan, përsëri reperi nuk u dorëzua, edhe pse buzëqeshja e tij në studio la shumë për të kuptuar.

Kujtojmë që Gent Fatali ka disa muaj që po përflitet për lidhjen e tij me bukuroshen Rozafa. Dalje te shumta në publik, por edhe fotot në Instagram vetëm sa i kanë përforcuar zërat. Dhe ku ka zë, ju e dini mirë se nuk është pa gjë!
Recommended