Veliaj: Do prishim te gjitha ndërtimet pa leje

  • 5 years ago
65 mijë banorë të njësisë 11 mund të aplikojnë për kartë dhe pasaportë në zyrat e reja në Laprakë. Kryebashkiaku Veliaj, zgjodhi ketë investim për t?ju kujtuar kryeqytetasve, se krahas përmirësimit të infrastrukturës do të vijojë punën edhe për menaxhimin territorit dhe çlirimin e hapësirave publike nga zaptimi.

 ?Nuk ka asnjë sekret, kemi marrë një angazhim publik:kush ndërton mbi monumente kulture, kush ndërton mbi lapidarë, kush ndërton mbi vende që kujtojnë dhe përkujtojnë figura të historisë tonë, do të duhet t?i bëjë llogaritë mirë?.

Veliaj theksoi se fushata nuk do ta pengojë në punën e tij dhe se nuk do të ketë asnjë kompromis me paligjshmërinë.

?Do të jemi akoma më të ashpër në fushatë, për të treguar se nuk bëjmë kompromis me asnjë votë për një të babëzitur, për një grykës. Mund të jetë ish-deputet, mund të jetë njeri me pushtet, mund të jetë laci i lagjes, mund të jetë një i fortë, mund të jetë një gangster, nuk më intereson hiç! Fushatës do t?i kushtoj të gjithë vëmendjen e rëndësishme, por nuk do lë mangët asnjë gjë të qytetit. Po kush mendon se muaji i fushatës është muaji i rrumpallës dhe për një grusht votash unë do të toleroj dikë që kërkon t?i hipë Vojo Kushit sipër, si ai tankut, e ka shumë gabim?.

Edhe pse kartat që kanë skaduar kanë afat përdorimi deri në fund të viti, Veliaj apeloi që qytetarët të aplikojnë për dokumentat e rinj.