RTV Ora - Donika Prela kritika policisë: Çalon bashkëpunimi, vetëm dy raste infiltrimesh në 2018

  • 5 years ago
#rtvora
Edhe pse shpesh është parë në deklarata shtypi përkrah zyrtarëve të policisë, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela është shprehur kritike për bashkëpunimin me uniformat blu gjatë vitit 2018. Sipas raportit vjetor të punës së institucionit, policia ka denoncuar gjatë gjithë vitit vetëm tre zyrtarë për korrupsion dhe në këto raste kallëzimet kanë qenë me mangësi. policia sipas Prelës nuk ka mbështetur prokurorinë me agjentë për kryerjen e metodave speciale të hetimit ndaj grupeve kriminale.

Drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela ka adresuar kritika të forta ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me bashkëpunimin institucional gjatë vitit 2018. Në raportin vjetor të punës të prezantuar pak javë më parë, shkruhet se kjo prokurori ka domosdoshmëri përdorimin e metodave speciale të hetimit, përfshi veprimet simuluese, infiltrimin e punonjësve të policisë, etj, ku për fat të keq këto dy metoda janë përdorur vetëm në dy raste përgjatë vitit 2018".

Sipas raportit, këto nevoja të prokurorisë nuk janë siguruar dhe përmbushur nga strukturat e policisë. Më tej organi i akuzës thekson se ka një mungesë bashkëpunimi konstruktiv mes prokurorisë dhe sektorëve përkatës në nivel qendror si dhe me disa drejtori të policisë vendore. Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda flet për mungesë e referimeve serioze për kryerjen e hetimeve proaktive për grupe të strukturuara kriminale të trafikimit të narkotikëve, njerëzve, etj.

Prokuroria thekson se mos krijimi i kushteve dhe kapaciteteve njerëzore me punonjës të policisë për aplikimit të metodave speciale të hetimit, për veprime simuluese dhe infiltrimit në përbërjen e grupeve kriminale, e bën të vështirë hetimin e aktivitetit të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/donika-prela-kritika-policise-calon-bashkepunimi-vetem-dy-raste-infiltrimesh-ne-2018

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended