RTV Ora - Kisha e Barmashit drejt rrënimit, në Bazilikën e Gjuricës asnjë gërmim prej 30 vitesh

  • 5 years ago
#rtvora

Mungesa e investimeve ka lënë në harresë monumentet e kulturës dhe vlerat historike që ato mbartin. Kisha e Barmashit në Korçë rrezikon të shembet, ndërsa në Bazilikën e Gjuricës në Durrës nuk është janë kryer gërmime prej 30 vitesh.

Mbi 400 vite histori mbart Kisha e Barmashit në Korçë, të cilën mungesa e investimeve po e çon drejt rënimit të plotë dhe zhdukjes së vlerave.

Në ato pjesë ku muret ende mbahen qëndrojnë të trashëguara afreske e ikona.

Drejtori i Monumenteve në Korçë shprehet se është në dijeni të gjendjes së Kishës, por thotë se nuk ka fonde.

Gjergji Koki: Është një objekt që kërkon ndërhyrje kapitale, ndërhyrja është shumë e kushtueshme. Ne kemi hartuar projektin e restaurimit, e kemi ripërditësuar me situatën aktuale me disa ndryshime të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme. E kemi parashikuar te projektet tona prioritare dhe presim sërish nga Ministria e Kulturës apo donatorë të ndryshëm, të cilët kanë interes në investimin e trashëgimisë, të gjendet mundësia për ta financuar këtë objekt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kisha-e-barmashit-drejt-rrenimit-ne-baziliken-e-gjurices-asnje-germim-prej-30-vitesh
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended