'Parada e krenarisë' e LGBTI /Puthje e përqafime në marshimin sensibilizues

  • 5 years ago
Për të tetin vit, është zhvilluar në Tiranë, "Parada e krenarisë", ku përfaqësues të komunitetit LGBT kanë marshuar drejtë kryeqytetit për të drejtat e tyre.

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve kanë marshuar sot në Tiranë, kundër diskriminimit dhe paragjykimeve me të cilat përballen çdo ditë. Marshimi ka nisur rreth orës 12:30 në ?Parkun Rinia?, dhe vijoi drejtë zonës së ish-Bllokut, për tu kthyer tek presidenca, e për të ecur më pas drejtë bulevardit që të çon tek kryeministria. Në marshim nuk kanë munguar thirrjet e tyre si ?Shteti hesht, ne guxojmë?, apo ?Jemi lezbike, jemi krenare?.

Gjatë marshimit ata janë ndalur edhe tek kryeministria ku i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama për mbështetje.

Në fjalën e mbajtur përpara godinës së kryeministrisë, aktivistja e njohur e komunitetit LGBT Xheni Karaj, i ka kujtuar kryeministrit rastet e shumta diskriminuese ndaj këtij komuniteti. Karaj ka kërkuar nga Rama që ti bashkohet kësaj parade, pasi anëtarët e këtij komuniteti janë votues dhe taksapagues të rregullt të shtetit.

Mesazhi i tyre është i qartë, kërkojnë hapësira për të jetuar të lirë me zgjedhjet e tyre. Ndërsa nuk kanë munguar as mesazhet inkurajuese ndaj atyre që ende jetojnë të mbyllur, të dhunuar, apo të paragjykuar, nga shoqëria.

Kjo është parada e 8 e zhvilluar në Tiranë në ditën kombëtare të LGBT. Në këtë paradë morën pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria, por edhe qytetarë të thjeshtë. Protesta i tyre është garantuar edhe nga uniformat blu, të cilat i kanë shoqëruar përgjatë gjithë marshimit, duke mundësuar lirimin e rrugëve nga qarkullimi i automjeteve.

Recommended