Bindja Demokratike: Ata që duan të prishin zgjedhjet duhet ta marrin përgjigjen që tani
  • 5 years ago
Fabian Topallaj, një nga drejtuesit e Bordit të Bindjes Demokratike përsëriti ditën e sotme deklaratën e një dite më parë, se Bindja Demokratike është kundër regjistrimit të komisionerëve të PD dhe LSI në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Topallaj tha se kjo është një kërkesë e cila po tenton të sulmojë procesin zgjedhor.

"Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, prej më shumë se një vit e kanë tërhequr politikën shqiptare në skutat e antipolitikës.

Herë në bashkëpunim dhe herë në karshillëk me njeri tjetrin, ato ia kanë arritur të çmontojnë sistemin e drejtësisë, duke e lënë vendin pa gjykatat e nivelit me të lartë dhe me drejtësinë në agoni, kanë plagosur rëndë parlamentarizmin.

Ndërsa së fundmi me djegjen kolektive të mandateve, ata po përpiqen të finalizojnë planin për disbalancimin dhe nxjerrjen nga binarët të sistemit demokratik, duke u vetëpërjashtuar nga zgjedhjet vendore.

Në fakt, sulmi ndaj sistemit demokratik është i paprecedent. Rreziku që vjen prej tij, nëse sulmi tolerohet do të ishte katastrofik.

Bindja dhe gjithë subjektet e tjera, që garojnë në këto zgjedhje këtë radhë, janë ngritur në këmbë, jo thjesht për hatër të garës, por më shumë në mbrojtje të demokracisë.

Me pjesëmarrjen e tyre në garë ato i kanë dhënë sistemit besimin, politikës shansin, shqiptarëve shpresën, se zgjedhjet nuk do prishen, se shqiptarët do votojnë lirisht dhe do zgjedhin sipas bindjes, se përballja do jetë reale, se konkurrenca do jetë e plotë, se votat do numurohen dhe se rezultati do të respektohet.
Recommended