Piktori në Shkodër, Gazmend Leka: Shqipëria ka gjithë këto halle, por nuk më gjunjëzojnë si artist

  • 5 years ago
Piktori Gazmend Leka ka çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozitën e parë personale. Janë 43 vepra në pikturë, të cilat u përkasin cikleve ?Black box?, ?Molla?, ?Lutja?, ?Natura Morta? dhe ?Totemi?. Në veprat e ekspozuara në pesë salla publiku shkodran përgjatë një muaji do të njihet me të gjitha etapat artistike, që ka kaluar Leka. Ndërsa, piktori e cilëson këtë ekspozitë, që ndodh për herë të parë në Shkodër, si një ndër më të rëndësishmet në jetën e tij, për shkak të përmasave, që ka

?Është e para herë, që vij në Shkodër me një ekspozitë personale. Kur më ftuan për të bërë një ekspozitë në Shkodër e prita me shumë gëzim. Kam qenë dy herë për të parë sallën edhe m?u duk shumë e madhe. Fillimisht e pata të vështirë, nëse do të arrija të rendisja punët, të krijoja një frazë me këto vepra që më kanë ngelur?, shprehet ndër të tjera piktori Gazmend Leka.

Piktori e cilëson Shkodrën, jo si qytet me vlera për artin, por si kryeqytet të artit shqiptar, i cili ka qenë kështu ndër shekuj.

?Shkodrën gjatë fëmijërisë sime, nuk është se e kam vizituar fare, por në moshë madhore. Megjithatë, kokë kam krijuar një ide për Shkodrën time, që e kisha krijuar që në fëmijërinë time. Shkodrën shpirtërore tek unë e kanë ndërtuar disa mjeshtra, si Mjeda, Pashko Vaso, poezitë e Migjenit, Gjergj Fishta më vonë. Kur kam qenë liceist shkoja që të shikoja Zef Kolombin, Kol Idromenon, Simon Rrotën. Kisha një kënaqësi shumë më të veçantë, kujtoja diçka që nuk e kisha në Tiranë. Pak gjëra që kisha parë nga Marubët më tronditën. Edhe ende më tingëllon në vesh muzika e Çesk Zadesë, Tonin Harapit, edhe shumë artistëve të skenës, siç ka qenë Loro Kovaçi, Marie Logoreci, Tinka Kurti etj?, shton më tej piktori.

Recommended