E rëndë në Vlorë/ Gjykata liron kundrejt 25 mln lekë 'peshkun e Madh' të tjetërsimit të pronave

  • 5 years ago
Pas 7 muaj qëndrimi në qeli, gjykata e Vlorës ka vendosur të lirojë nga burgu ?peshkun e madh? të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Vlorës, Pëllumb Petritaj. Njeriu që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka mundur të zaptojë plazhet dhe sipërfaqet e tokës më të çmuara në Vlorë, ka dalë ka burgu falë një vendimi të dhënë nga gjyqtari i çështjes Ervin Trashi. Ky i fundit ka pranuar kërkesën e Pëllumb Petritaj për zëvendësimin e masës së sigurisë nga ?arrest në burg? në masë sigurimi me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra. Kjo shumë financiare është lënë si peng në gjykatë nga Petritaj, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes ka kundërshtuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë për Petritaj, por në fund të gjykimit gjyqtari Trashi ka pranuar kërkesën,duke çuar nga burgu në shtëpi ?peshkun e madh? të tjetërsimit të pronave Pëllumb Petritaj. Nga ana tjetër prokuroria thotë se do apelojë vendimin duke kërkuar në Apel caktimin e masës së arrestit në burg për Petritaj. Ky vendim lirimi i Petritak tregon një zbehje totale të sistemit të drejtësisë që çdo ditë e më tepër po habit me vendimet që merren për lirimin e personave që nëpërmjet veprimtarisë kriminale, kanë sjellë dëme të parikuperueshme. Kujtojmë që Petritaj rezulton i dënuar me 3 vjet burgim, në një çështje tjetër të tjetërsimit të pronave në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Dënimi pritet që në ditët në vijim të marrë ose jo formë të prerë në apelin e Vlorës.

Category

📺
TV

Recommended