Në prezantimin e platformës digjitale "Ambasada Ime", një aplikacion në shërbim të qytetarëve kryeministri Rama u ndal tek çështja e negociatave. Ai tha se shtetet europiane duhet të jenë të sinqerta kur shpjegojnë arsyet e shtyrjes së vendimit, që sipas rekomandimit të Komisionit duhet të ishte zyrtarizuar në Qershor.
? E them këtë, sepse është e padrejtë që gjykimet politike legjitime të përkthehen pastaj në vlerësime medemek teknike për një aspekt, apo për një aspekt tjetër, duke ia rikthyer barrën Shqipërisë, ose vendit përkatës që kërkon të çelë negociatat dhe jo duke e thënë shumë qartë e shumë thjeshtë, ne e vlerësojmë progresin, bravo, por nuk është ky momenti i favorshëm për ne, që të themi po, sepse kemi këtë hall, atë hall, apo atë hall në vendet tona?.
Rama tha se është në të mirën e qytetarëve shqiptarë që loja me integrimin të marrë fund si në Shqipëri ashtu dhe në Europë
?Siç, parti brenda vendit përpiqen ta vënë procesin e integrimit në funksion të axhendës së tyre të vogël politike, parti jashtë vendit e shfrytëzojnë këtë proces në funksion të axhendës së tyre po aq të vogël politike dhe të humburit në këtë rast janë qytetarët tanë ju lutem.bëni atë që mundeni që të mos lejoni që loja me negociatat e brendshme të kthehet në një lojë me zjarrin këtu në vendin tonë. Këtë shqiptarët nuk e meritojnë, këtë Shqipëria nuk e meriton?.
Në prani të ambasadorëve dhe trupit diplomatik kryeministri u kërkoi vendeve të BE-së të mos e shtyjnë çeljen e negociatave përtej vitit 2019.
?Sepse e kërkon e ardhmja e këtij vendi, sepse e kërkojnë fëmijët tanë. Edhe këmbëngulja për të hapur negociatat lidhet me këtë, është një proces që na jep një fuqi njohjeje, dijeje, shtetbërjeje, që nuk na buron nga tradita, sepse tradita nuk është aty për të na mësuar sesi bëhet një shtet funksional demokratik. Për këtë arsye na vjen nga e vetmja rrugë, që është rruga e integrimit europian?.
Kreu i qeverisë, tha më tej se politizimi i negociatave në prag të zgjedhjeve europiane nuk lidhet me ndonjë insinuatë të vendeve të BE-së ndaj shqiptarëve, por është në vazhdën e kundërshtive që ka brenda gjirit të BE-së nga forcat që janë kundër zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Category
📺
TV