Regjistrohen edhe dhjetë raste të reja të fruthit

  • 5 years ago
10 raste të reja të fruthit janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, prej të cilëve katër janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive. Bëhet fjalë për 3 persona të rritur nga Petroveci, Aerodromi dhe Saraji dhe një foshnje 10 muajshe nga Bogdanci akoma i pa vaksinuar. Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë duke kujtuar se në gjendje kritike me komplikime nga fruthi akoma mbetet vajza 16 vjeçare me paralizë cerebrale.
Ndërsa çdo ditë regjistrohen raste të reja të fruthit, nga ana tjetër rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve, posaçërisht ato të moshës parashkollore. Në Shtëpinë e Shëndetit në Bit Pazar sot kishte radhë të gjata për vaksinim. Prindërit që bashkë më fëmijët prisnin në radhë nuk lejuan xhirime në këtë pjesë, mirëpo mbrapa kamerës disa prej tyre thanë se kishin ardhur pas vaksinim të rregullt ndërsa shumë të tjerë për të tërhequr vërtetimet e vaksinimit për rregjistrim në klasë të parë të fëmijëve të tyre. Këtë e dëshmoi edhe doktoresha Sonja Ralleva.

Recommended