Report TV -Vrasja e dyfishtë në Laç, dorëzohen dy nga autorët, i treti në kërkim
  • 5 years ago
KURBIN-Dy ditë pas vrasjes së dyfishtë në Laç, dy nga autorët janë dorëzuar në polici, ndërsa i treti vijon që të jetë ende në kërkim. Janë dorëzuar Markel dhe Vinçesk Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç, ndërsa Manuel Bushi (vëllai i Markelit), që dyshohet se ka ishte shkaku i konfliktit vijon që të jetë ende në kërkim. Dorëzimi i Markel dhe Vinçesk Bushit, të dy kushërinj të parë erdhi pas negocimit të familjarëve. Nga ngjarja humbën jetën dy kushërinjtë Erion dhe Kelvin Jushi.

Si ndodhi ngjarja dhe shkaku
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit. Sipas policisë konflikti ka qenë i çastit, por Shqiptarja.com mësoi se shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë mori në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun.

Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t'u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë u larguan me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën.

Po sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ndodheshin shumë pranë. Shqiptarja.com zbardhi edhe të kaluarën kriminale të Markel dhe Vincesk Bushit. Ndërkohë që Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.
Recommended