Pako e dyshimtë tek Unaza e Re, ekspertët antieksploziv të RENEA-s nisen drejt vendngjarjes

  • 5 years ago
Një pako e dyshimtë është gjetur në Unazën e Re, tek rrethrrotullimi i dytë, e cila dyshohet se mund të jetë lëndë plasëse. Pakoja është gjetur në cep të një bordure, ku dyshohet se ka rënë nga një makinë e parkuar më parë aty. Automjeti në fjalë është tip "Mercedez Benz" me targat "AA 750 SU".

Zona është rrethuar nga policia për të shmangur incidentet e mundshëm, ndërsa drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për të kryer veprime të mëtejshme.

Recommended