RTV Ora - Shqipëria me shpresë te Merkel

  • 5 years ago
#rtvora

Të hënën Ballkani Perëndimor pritet të zbarkojë në Berlin, ku liderët e rajonit do të priten nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Pavarësisht situatës para zgjedhjeve në Parlamentin Europian, sipas mediave gjermane kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë parashikuar takime para Samitit me kancelaren gjermane për të diskutuar mbi çështjen e zgjerimit.

Rama dhe Zaev do të kërkojnë të bindin Merkel me qëllim influencimin e Gjermanisë te Franca dhe Holanda.

Janë pikërisht këto dy vende skeptike që trembin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin e qershorit.

Pak ditë më parë, parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave për shqiptarët me argumentin se vendi ynë nuk ka bërë aq sa duhet për luftën kundër krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-me-shprese-te-merkel

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended