Rama ironi me Kryemadhin: 'Fallxhorja' u thotë se do më ndodhë diçka e keq, për dreq i dal prap

  • 5 years ago
Blerja e votës, ka qenë një tjetër temë në të cilën është ndalur kryeministri Rama, Me ironi dhe batuta, Rama drejtoi sërish gishtin nga LSI, sipas së cilit është partia që i ka blerë votat në zgjedhje.

"Le ta çoj njëri dorën se ka pasur frikë se fallxorja do vinte të blinte votën. Fallxorja thotë e kam parë në filxhan, Edi Ramës do t'i ndodhë diçka e keqe, për dreq un i dal prap para. A e kuptoni se ku ka shkuar muhabeti? ç'të bëjmë ne? I themi prap hajde, këtë muhabet do bëjmë ne çdo zgjedhje. Në 30 qershor këtu në këtë shesh do të bëhet një festë të madhe, gjithë Elbasani do festojë fitore, Gledit duke uruar që të bëjë më shumë. Të jeni të bindur që ne do të bëjmë për Elbasanin edhe më shumë nga sa kemi bërë në këto katër vite. të jeni të sigurt për këtë gjë, Ajaxi mund të dal kampion Europe, po Kampion ka qene është dhe do të mbetet PS. Ajaxi mund ta marrë kupën, dhe mund ta meritoj,ë ndërsa Baskitë do t'i marri PS. Po, do i marrim të gjitha bashkitë sepse kudo ne mund të bëjmë dhe do të bëjmë më shumë për njërëzit, dhe sidomos aty ku kanë qeverisur ata. Më tregoni një qytet ku kanë qeverisur ata dhe është transformuar siç është transformuar Elbasani", tha Rama.

Recommended