RTV Ora - "Gjurmët" e Rinasit, prokurorët hetojnë lëvizjet e automjeteve të grabitjes

  • 5 years ago
#rtvora
Kur kanë kaluar 13 ditë nga supergrabitja në aeroportin e Rinasit, prokuroria dhe policia nuk kanë shpallur zyrtarisht asnjë të dyshuar në kërkim.

Shpresat për identifikimin e tyre janë gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar. Të dy mjetet rezultojnë të vjedhura në një zonë veriore të vendit ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është modifikuar në një pikë servisi në Elbasan, ndërsa një tjetër në Fushë Krujë.

Për këtë arsye hetuesit kanë nisur verifikimet duke mbledhur të dhënat rreth personave që kanë kërkuar modifikimin e mjeteve.

Ndërkohë ka përfunduar sekuestrimi i dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që javën tjetër të nisë marrja në pyetje e shumë prej këtyre punonjësve.

Nga ana tjetër policia ka vënë në dispozicion një numër për qytetarët që kanë të dhëna për grabitësit por deri tani për informatorët nuk është vënë ndonjë shpërblim siç ka qenë praktikë në vjedhje të këtyre përmasave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjurmet-e-rinasit-prokuroret-hetojne-levizjet-e-automjeteve-te-grabitjes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended