RTV Ora - Drejtoria Arsimore e veriut zhvendoset në Lezhë, Gurakuqi: Përsekutim i Shkodrës

  • 5 years ago
#rtvora
Reformimi i Drejtorive Arsimore Rajonale do të sjellë edhe zhvendosjen e tyre. Kështu qyteti i Shkodrës dhe gjithë rajoni i veriut do e ketë Drejtorinë Arsimore Rajonale në Lezhë. Ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi e konsiderojnë këtë vendim të pastudiuar dhe i kërkojnë qeverisë të heqë dorë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, denoncon një vendim të Ministrisë së Arsimit për reformimin e Drejtorive Arsimore Rajonale.

Sipas Gurakuqit, Drejtoria Arsimore e Rajonit të Veriut nuk do të jetë më në Shkodër dhe vendimet për sistemin arsimor në të gjithë Shqipërinë e veriut do të merren në një Drejtori me qendër në Lezhë.

Gurakuqi: Është lëvizje e grahmave të fundit të kësaj qeverie, është pjesë e heqjes së fondeve, mundësisë së një jetë normale për kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, është pjesë e mosvëmendjes sistematike ndaj rendit publik.

Implementimi i këtij vendimit sipas Gurakuqit do të sjellë papërshtatshëmri në sistemin arsimor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/drejtoria-arsimore-e-rajonit-te-veriut-zhvendoset-ne-lezhe-gurakuqi-persekutim-i-shkodres

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended