RTV Ora - “Zona e pritjes” në teatrin “Migjeni”
  • 5 years ago
#rtvora
Zona e pritjes, është premiera e radhës në teatrin "Migjeni" të Shkodrës.Komedia e zezë e autores kroate, Marina Vujçiç, godet fenomene sociale sidomos problematikat në shëndetësi, aktuale edhe në vendin tonë e kosovë nga ku vjen regjisori i veprës.

?Zona e pritjes? shkruar nga autorja kroate, Marina Vujçiç, do të ngjitet premierë në teatrin ?Migjeni? mbrëmjen e 20 dhe 21 prillit.
Aktorët po bëjnë provat e fundit të komedisë së zezë, ngjarjet e së cilës zhvillohen brenda një korridori ambulance, ku të gjithë presin në radhë për të hyrë tek mjeku.
Përmes notave të humorit, në këtë pjesë përcillen probleme të shumta sociale që lidhen edhe me vendin tonë dhe realitetin në Kosovë, ku shëndetësia mbetet ende një plagë e pashëruar.
Drejtoresha e Teatrit, Rita Gjeka, që vjen edhe nën kostumin e aktores, si dhe regjisori nga Kosova Fatos Berisha, janë të bindur se pjesa do të ketë sukses pasi tregon një realitet të prekshëm.

Metafora e jetës si pritje e së nesërmes më të mirë bëhet emërtimi ynë i përbashkët, është mesazhi i veprës që pritet të shënojë një tjetër sukses në skenën e ?Migjenit?, që sivjet feston 70-vjetorin e tij si teatër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zona-e-pritjes-ne-teatrin-migjeni-komedia-e-zeze-godet-problemet-sociale-dhe-shendetesi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended