Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/27/2019
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotè: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-29-sezoni-11/

Në rubrikën ?Shihemi në gjyq? në ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan, këtë të dielë kanë ardhur at e bir nga Gjirokastra. Djali Emiljano ka sjellë babain e tij për shkak të konflikteve që kanë për pronësinë.

Emiljano Petro thotë se vëllai i tij i madh ka marrë të dy ndërtesat që ata dhe dy vëllezërit e tjerë kanë ndërtuar që prej vitit ?96-. Vëllai i madh i Emiljanos dhe djali i parë i z.Mërtir ka kaluar në pronësi të tij të gjitha pronat, duke mos u lënë prindërve dhe vëllezërve asgjë.

Emiljano tashmë është në gjyq me vëllain e tij të madh dhe kërkon pjesën që i takon nga kontributi që ka dhënë për ndërtimin e bizneseve dhe banesave që kanë ngritur të gjithë bashkë. Por teksa kjo çështje ishte në gjykim në Gjykatën e Gjirokastrës, në vitin 2017 i ati z.Mërtir i dhuron djalit të madh një tjetër truall.

Kjo nxiti debat të madh mes Emiljanos dhe babait të tij, i cili i kërkon llogari përse i dhuroi një tokë tjetër, kur ata tashmë janë në gjyq me të për të marrë pjesën që u takon nga pronat e tjera. Ai akuzon të atin se po favorizon dhe mban anën e vëllait të madh, edhe pse ky i fundit i ka kaluar të gjitha pronat në emër të tij.

Z.Emiljano: Jam i detyruar të jem në një stres të paparë të jem në një përballje me babain për arsyen e vetme sepse pas 12 viteve martesë unë linda djalin tim të vetëm që sot është 2 vjeç e gjysmë. Pas lindi djali im, u kthye fytyra e vërtetë e familjarëve të mi. Shkaktar më i madh është vëllai im Aristotel Petro që më ka sjellë këtu. Pastaj vijnë dhe prindërit e mi që nuk arritën të më mbështesnin, mbanin gjithmonë krahun e tij. Në vitet ?94, siç kanë emigruar të gjithë shqiptarët, unë dhe vëllezërit e mi filluam të niseshim me ndërtimin e objektit të shtëpisë, sepse kishim një shtëpi që nuk na arrinte ne të katërve, se ishim 4 vëllezër.

Z.Mërtir: Në vitin 1996 kam fituar një pronë, ka qenë pronë e vjetër. Unë doja të merrja një kredi dhe babai ma ktheu mua, që njëkohësisht dhe motrat hodhën firmën.

Z.Emiljano: Këtë ai ia ka dhuruar djalit të madh, Aristotelit.

Z.Mërtir: Më pas, Aristoteli thotë do bëjmë një shtëpi që të kem të tërë vëllezërit këtu, kam 4 djem. Aristoteli e ktheu llafin. I shkruajti të gjitha pasuritë në emër të tij.

Z.Emiljano: Ti si baba që ishe, pse nuk i shikoje dokumentet?

Z.Mërtir: Unë e dija se ai qe në rregull...

Category

📺
TV

Recommended