RTV Ora - Reforma nuk do të sjellë ndryshim, Fuga: Projektligji, marrje nëpër këmbë e shkencës
  • 5 years ago
#rtvora

Draftligji i firmosur nga 14 deputetë për Reformën në Akademinë e Shkencave ka nxitur reagimin e akademikut Artan Fuga. Në një intervistë për RTV Ora, Fuga shprehet se drafti nuk do të sjellë ndryshime në institucion pasi është përpiluar pa konsulta dhe studime. Nga ana tjetër ai deklaron se kjo është një përpjekje për të marrë zvarrë kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të quajë reformë atë që më parë e ka quajtur farsë.

Projektligji i depozituar në Kuvend për reformën në Akademinë e Shkencave ka ngjallur sërish diskutime.

Në një intervistë për RTV Ora, akademiku Artan Fuga thotë se drafti nuk do të sjellë asnjë ndryshim nga gjendja e degraduar e institucionit, pasi deputët që e kanë firmosur nuk janë konsultuar me grupet e interesit.

Artan Fuga: Vjen ndërhyrja brutale e këtij grupi deputetësh që injoron çdo mendim të Ministrië së Arsimit, injoron tërë mendimin e katedrave dhe nuk ka konsultuar as edhe një dokument që ka si ekspertizë delegacioni i BE-së. Nuk ka ardhur qoftë dhe një ditë të vetme të interesohet në Akademinë e Shkencave të interesohet se ku është situata.

Sipas Fugës, kjo nismë është përpjekje për të marrë zvarrë kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit duhet të quajë reformim atë që më parë e ka quajtur farsë.

Artan Fuga: Ta marrë zvarrë me dëshirën apo pa dëshirën e tij kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke e futur në një proces ku ai duhet të quajë reformim tani pikërisht atë që muaj më parë e quajti farsë, duhet hyrë në farsën e farsës.

Projektligji parashikon ripërtëritjen e Akademisë së Shkencave përmes vendosjes së një limiti moshe, gjë që për Fugën shihet si shkelje e të drejtave të njeriut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reforma-nuk-do-te-sjelle-ndryshim-fuga-projektligji-marrje-neper-kembe-e-shkences
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended