Lleshaj: Policia reagoi me trimëri përballë njerëzve që vranë për mbrojtjen e gardheve të tyre

  • 5 years ago
Reagon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas protestës së dhunshme të opozitës

Pjesë nga konferenca për mediat

Protestë e dhunshme e paligjshme dhe e rrezikshme. Ishte një devijim i rëndë nga ligji, pati shumë më pak pjesëmarrës, gjë që përbën një lajm pozitiv se tregon që shqiptarët po kuptojnë se pas kujt nuk duhet të rendin dhe pas kujt duhet të shkojnë. Por pati shumë më tepër dhunë dhe tregon dëshpërimin e organizatorëve. Pati më tepër maska, dhe ndaj solli më tepër dhunë. U zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria, drejt parlamentit që ishte i boshatisur, duke krijuar pasaoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën, duke sjellë dëme për biznese dhe mjete. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurimin e saj, asnjë burim që protesta të zhvillohej brenda kornizës ligjore. Përkundrazi, u pa qartë se nga organizatorët, ishin marrë masa për të hartuar plane sulmi nga grupe sulmi për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese dhe forcave të rendit. Pati thirrje antikushtetuese për kryengritje revolucion, dhunë.

U përdorën lënda të ndaluara shpërthyese që dëmtuan qytetarët

Policia dha shembull dinjiteti në krye të detyrës, policia reagoi me trimëri përballë njerëzve që kanë vrarë njerëz për mbrojtjen e gardheve të tyre.

Janë marrë masa për të shoqëruar dhe arrestuar personat që kanë konsumuar vepra të ndryshme penale.

Përshkallëzimi i protestës po e zhvendos nga një problem i rendit publik në një problem të rendit kushtetues, organizatorët dhe pjesëmarrësit mund të përballen me akuza që kanë të bëjnë me cënimin dhe sulmet e organeve kushtetues të vendit. shpreh solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat e policëve të plagosur nga dhuna e protestës së verbër të protestës

Thirrje për qytetarët të distancohen nga dhuna dhe ta braktisin atë edhe më tej

Çdokush e ka të drejtë mos të mbështesë qeverinë

Kjo protestë nuk po godet qeverinë, e përforcon atë, po godet shtetin shqiptar, imazhin e tij dhe perspektivë euroatlantike

Policia e Shtetit do të vijojë shërbimin në mbrojtje të interesit publik në luftë kundër krimit dhe cdo shkelje

Mjetet piroteknike janë të futura në mënyrë ilegale dhe të përdorura në mënyrë ilegale kundër policisë, nuk mund të them ende se nga kanë hyrë, por ju garantoj që strukturat e policisë janë në aktivitet të plotë të ndjekur origjinën e ardhjes së këtyre mjeteve piroteknike dhe për të vënë para ligjit që i përdorur ndaj policisë të pambrojtur për përdorimin e tyre.

Recommended