Kandidati i LSDM-së për president Stevo Pendarovski në takim me qytetarët në Kavadar tha se do të angazhohet për një standard më të mirë për qytetarët, me çka do të parandalohet largimi i rinisë nga vendi. Pendarovski tha gjithashtu se do të kontribuojë që pas anëtarësimit në NATO, vendi të bëhet edhe pjesë e familjes së madhe evropiane.
Comments