Tregtarët e 'Rusit' në Shkodër, të pakënaqur me kushtet, ngrihen në protestë

  • 5 years ago
Tregtaret e markatës së 'Rusit' në Shkodër kanë protestuar këtë të hënë para bashkisë së Shkodrës.

Ata janë shprehur se janë të pakënaqur me kushtet pasi sipas tyre ambientet për tregtim janë të vogla dhe nuk i shërbejnë askujt, ndërsa kanë kërkuar zgjidhje nga kryebashkiakja e qytetit, Voltana Ademi.

Tregu i 'Rusit' nisi të ndërtohej një vit më parë, vlera e të cilit ka shkuar 1 milion lekë, ndërsa dyert i ka hapur vetëm javën e kaluar.

Recommended