RTV Ora - Rama: Sakja s’merret me konvikte, bën pallate në rërë. Reagon PD
  • 5 years ago
#rtvora
Pak muaj para zgjedhjeve vendore, socialistët kanë nisur akuzat ndaj kundërshtarëve të tyre politik në bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në shkollën profesionale në Golem akuzoi kryetarin e bashkisë së Kavajës Isa Sakja se nuk ka investuar në përmirësimin e kushteve të konvikteve të kësaj shkolle, pasi sipas tij është i zënë me ndërtimine pallateve.

Rama: Bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë akoma sot e gjithë ditën. Edhe nuk kanë faj përderisa akoma nuk ka rdhur dora e prokurorisë, se ai është pallatexhi.

Kreu i qeverisë i kërkoj drejtuesve të shkollës që të bëjnë një projekt të përbashkët për ta bashkuar shkollën dhe konviket në një kampus.

Rama: Të bëjëm projektin, bzën prodhuese do ta bëjmë menjëherë. Nëse e keni çuar në bashki projektin ta merrni mbrapsh. Ta bashkojmë konviktin me shkollën, t'ia heqim bashkisë dhe të gjithë këtë ta bjmë si kampus për nxënësit.

Në Shkollën profesionale , të profilit bujqësor mësojnë 162 nxënës të cilët vijnë nga të gjitha zonat e Shqipërisë.

Akuzat e kryeministrit Edi Rama, Partia Demokratike i cilësoi politike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i sugjeroi kryeministrit që në vend të shantazhit ndaj kreut të bashkisë së Kavajës ti kërkojë Prokurorisë të kalojë njëherë nga Durrësi i Vangjush Dakos pastaj nga kullat e parave të pista në Tiranë apo tek Qazimi në Elbasan.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-sakja-smerret-me-konvikte-ben-pallate-ne-rere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended