Blum: PSP-ja e pavarur, pjesë e Prokurorisë Publike

  • 5 years ago
Ushtruesja e detyrës ambasadore amerikane në vend, Mikaela Shvajzer Blum, deklaroi se sipas këndvështrimit të Uashingtonit, Prokuroria Speciale duhet doemos të ketë pavarësi dhe mundësi që të punojë në të gjitha rastet e hapura. Blum në kulmin e bisedimeve politike për fatin e PSP-së porositi se Prokuroria e Rregullt dhe ajo Speciale dhe përpjekjet e tyre për të ndjekur korrupsionin janë parakusht që qytetarët të kthejnë besimin në sistemin gjyqësor.

Recommended