Klasike apo Jazz? Është kjo pyetja që të lind teksa dëgjon Pierre Yves Plat të luajë në piano. ?Pranvera e Frankofonisë? solli për publikun shqiptar në Universitetin e Arteve një koncert nga pianisti francez.
Duke iu larguar kornizave të zakonshme, Yves Plat arriti të sjellë artin e vetë në skenë nëpërmjet virtuozitetit dhe gjithashtu fantazisë në interpretim.
39-vjeçari bëri spektakël duke ndërthurur improvizimet e tij profesionale me disa prej pjesëve që kishte përzgjedhur duke nisur nga Shopeni, Rei Çarls, Bah, Bethoven dhe Stivi Uonder.
Personaliteti i tij dhe ajo që dukej si një ndjenjë e lindur e ritmit të krijuar me mjaft mjeshtëri me tingujt e pianos e bëri publikun ta duartrokiste disa herë Pierre Yves Plat.
Tv Klan
Comments