RTV Ora – Protesta e opozitës, 7 arrestohen, shoqërohen 30 të tjerë

  • 5 years ago
#rtvora
Fill pas mbylljes së protestës së opozitës para Kuvendit, policia ka bërë arrestimet e para. Mësohet se 7 persona janë vënë në pranga, ndërsa 30 të tjerë janë shoqëruar dhe po merren në pyetje.

Në orët e mbrëmjes, ish-deputetët e opozitës rrethuan Drejtorinë e Policisë Tiranë ku po mbahen të ndaluarit. Ish-deputeti i PD-së në Shkodër, Bardh Spahia tha për median se arrestimet janë krejtësisht politike për të frikësuar qytetarët që të mos marrin pjesë në protestë.

Spahia: Janë akoma brenda 7 veta, kuptohet arrestimet i konsiderojnë politike. Janë metodat e Edi Ramës dhe bandës që ai drejton për të intimiduar, frikësuar qytetarët e thjeshtë, të cilët protestojnë për të drejtat themelore të tyre në mënyrë ekstremisht paqësore.

Ajo që dimë edhe nga avokatët është se janë ndaluar në mënyrë të padrejtë, në shkelje të të gjitha procedurave dhe vazhdojnë të mbahen mbi akuza qesharake, të turpshme, që ne i konsiderojmë thellësisht politike.

Vazhdon sot e kësaj dite, në vitin 2019, arrestimet politike nga kjo pseudo qeveri, nga kjo bandë kriminale e drejtuar nga kryebanditi Edi Rama, me tendencën për të frikësuar qytetarët e lirë që protestojnë kundra vjedhjes së hapur të votës së tyre të lirë dhe kundra masakrimit që i bëhet që 6 vite Shqipërisë. Të gjithë qytetarët e arrestuar sot, janë arrestuar me motive qesharake, pa asnjë bazë në shkelje të të gjitha procedurave të këtyre rasteve.

Këto metoda diktatoriale nuk bëjnë asgjë më shumë, përveç se ndezin revoltën e qytetarëve të ndershëm të Shqipërisë. Janë aktualisht 7 të arrestuar, ka dhe disa të tjerë në kërkim.
Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/protesta-e-opozites-7-arrestohen-shoqerohen-30-te-tjere
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended