RTV Ora - Borchardt: Policia të jetë asnjanëse, t'i garantojë qytetarët se vota e tyre vlen

  • 5 years ago
#rtvora

Ka nisur sot trajnimi i punonjësve të policisë për procesin zgjedhor të 30 qershorit. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt tha se policia duhet të garantojë njerëzit se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.

Borchardt: Megjithëse diskutimet politike kanë potencialin e ulët se besimi publik në proceset themelore demokratike të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare. Kam besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet.

Nga ana e tij, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se pritshmëria do të jetë e lartë për zbatimin e ligjit.

Ardi Veliu: Shembull i qartë i kësaj janë proceset zgjedhore të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit i ka kryer më së miri detyrat e saj, e shprehur kjo dhe në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga partnerët tanë që asistojnë Policinë e Shtetit. Edhe për këto zgjedhje pritshmëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të përfshihen në këtë proces.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/borchardt-policia-te-jete-asnjanese-ti-garantoje-qytetaret-se-vota-e-tyre-vlen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended