Taravari: Kërkojmë gjykim të sinqertë për Abdylfeta Alimin

  • 5 years ago
Në emisionin 360 shkallë në televizionin Alsat, kreu i komunës së Gostivarit dhe sekretarit i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se nuk ka dëgjuar për personin me emrin Toni për të cilin prokurorja Villma Ruskoska pretendon se ka shpëtuar Ziadin Selën në natën e përgjakshme të 27 prillit. Sipas tij, derisa ata që hapën dyert e Kuvendit ndodhen në liri, dënohet njeriu që shpëtoi jetën e deputetit, dhe kreut të ASH-së Zijadin Sela. Taravari kërkon gjykim të sinqertë për Abdylfeta Alimin, i cili u dënua me 7 vjet burg për dhunën në Kuvend.

Recommended