RTV Ora - Publikohet VIDEO, ky është momenti kur FNSH arreston në hotel vrasësin e kunatës

  • 5 years ago
#rtvora

Ky është momenti kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë futen në një hotel në Peshkopi ku ishte fshehur Dashamir Xhepa dhe e arrestojnë.

Xhepa, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa, në 13 shkurt, pranë kodrave të liqenit të Sharrës u arrestua mesnatën e 26 shkurtit.

Për ngjarjen u arrestua edhe një person tjetër, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Gjykata për Krime të Rënda e ka lënë në burg pa afat Dashamir Xhepën, i cili akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja që tronditi kryeqytetin në ditën e dashurisë, duket se ka motiv një konflikt për pronën, si dhe dyshimet se viktima kishte lidhje me persona të tjerë.

49-vjeçarja u gjet e vrarë nga banorë të zonës pranë kodrave të liqenit të Sharrës me tre plumba pistolete.

Ajo ishte nënë e 4 fëmijëve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e pajetë.

Bashkëshorti i të ndjerës ishte ndarë nga jeta 10 vite më parë dhe ajo jetonte me dy prej fëmijëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/publikohet-video-ky-eshte-momenti-kur-fnsh-arreston-ne-hotel-vrasesin-e-kunates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended