RTV Ora - Shkodër, ekzekutohet me breshëri plumbash pronari i një bujtine

  • 5 years ago
#rtvora

Pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, Ferdinand Polia u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodres, në afërsi të fushës së aviacionit.

U qëllua me 20 plumba-35 vjeçari, i cili fillimisht u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës, mbylli sytë pak minuta pas ngjarjes, duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Rreth 20 herë është shtënë në drejtim të tij, ndërsa ai ndodhej në automjetin tip fuoristradë sëbashku me një person tjetër.

Autori ishte me skafandër-Viktima mësohet se kishte shkuar për të marrë mjetin në servis, aty ku e kishte lënë prej disa ditësh dhe gjatë rrugës autori i maskuar me skafandër dhe që lëvizte me një motor, i është afruar fuoristradës ka nxjerrë armën tip kallashnikov që kishte fshehur në xhaketë duke shtënë me breshëri ndaj Polisë.

Gjendet motori-Menjëherë më pas është larguar në drejtim të zonës së Postribës, duke shfrytëzuar afërsinë mes zonave, aty ku në afërsi të urës së Mesit ka djegur mjetin tip motor e më pas ka ikur në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse të Grudës dhe Postribës.

Viktima shoqërohej nga një tjetër person-Personi që ka qënë pasagjer në mjet me Polinë, i cili fatmirësisht nuk ka marrë lëndime pritet të jetë dëshmitar kyç, duke shpresuar t?i japë detaje që mund ta ndihmojnë grupin hetimor.

Polia nuk rezulton person problematik apo që të ketë patur konflikte bëjnë me dije burime policore. Ai ka punuar deri përpara pak muajsh edhe si ranger në administratën e zonave të mbrojtura, ndërsa ishte mjaft aktiv në media duke folur për problematikat e zonës së Thethit, kryesisht bllokimin e rrugës nga dëbora. Viktima mësohet se është i martuar baba i një fëmije, si dhe në pritje të një tjetri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vritet-nje-person-ne-shkoder

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended