KQZ: Partitë të dorëzojnë sot listat e anëtarëve të KZAZ

  • 5 years ago
Në bazë të ligjit, partitë politike duhet të dorëzojnë brenda orës 24:00 listat e kandidatëve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e pushtetit vendor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje subjekteve politike të respektojnë afatin.

?Partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor?.

Pas këtij apeli, Partia Socialiste ka dorëzuar emrat e kandidatëve të KZAZ-ve. Kryetarja për Tiranën, Blerina Gjylameti theksoi se 30 Qershori është sfida e radhës dhe se PS do të jetë aty me vëmendjen tek njerëzit për të përmirësuar çdo ditë e më shumë projektin e madh për ?Shqipërinë që duam?.

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të dërgojnë emrat e tyre pranë KQZ. Prezenca e OSBE-së u ka bërë thirrje këtyre partive të respektojnë afatin për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. I kujton opozitës se ?Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet?.

Tv Klan

Recommended