Report Tv - Diata e Verës/ Qytetarët mbushin sheshet e Tiranës për të festuar

  • 5 years ago
Tirana ka lënë pas pamjet e dhunës së protestës së djeshme. Qytetarë kanë dalë sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të festuar ?Ditën e Verës?. Të favorizuar edhe nga koha e ngrohtë qytetar të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri tek të moshuarit kanë vërshuar në Sheshin ?Skënderbej?, Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë bashkuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia Tiranë.

Vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur sot me rastin e kësaj dite u shpreh se sot në rrugët e Tiranës kishte tre herë më shumë pjesëmarrje se sa në protestën e opozitës, çka sipas tij tregon më së miri se shumica e qytetit do zhvillimin dhe refuzon shkatërimin.

Recommended