Ora News - Debati/ Hila-Ndokës: Pse nuk përmend Basha emrat e oligarkëve?
  • 5 years ago
#oranews
Kreu i PDK, Nard Ndoka dhe moderatori i emisionit Arena, Dritan Hila kanë debatuar në lidhje me oligarkët.

Hila është shprehur se Basha, duket të përmendë emra të oligarkëve, ndërsa Ndoka thoshte se nuk kanë punë me emra biznesmenësh.

Debati i plotë:

Hila: Problemi i besueshmërisë së opozitës, është se oligarkët që kishte Berisha i mori Rama, dhe në fund do t'i marri përsëri Basha.

Ndoka: Është një diferencë shumë e madhe. Ne jemi parti e qendrës së djathtë, biznesi është aleati ynë.

Hila: Jo biznesi me pozita monopol.

Ndoka: Ne duhet të merremi me kryeministrin, nuk ka faj biznesmeni që ka gjetur një kryeministër të korruptuar. Nuk merrem unë me emrin e biznesmenit.

Hila: Po patjetër do të merresh se korrupton sistemin.

Ndoka: Kryeministri do të përgjigjet para sistemit. Ne nuk merremi me biznesmenin.

Hila: Ashtu i bie merru vetëm me kryetarin e madh, mos u merr me killerin. Kryeministri nëse është i korruptuar me këta biznesmenë e paston paranë.

Ndoka: Basha ka bërë një hap të rëndësishëm duke i përmendur me emra. Por ne ne mënyrë isntitucionale nuk kemi lidhje me to, ata do të përgjigjen për shkeljen e ligjit në bashkëpunim me kryeministrin.

Hila: Kur ke naftën më të shtrenjtë na rajon, je në pozita monopol, sigurisht që do i përmendësh emrin.

Dashamir Shehi: Duhet të merremi me kryeministrin

Hila: Me kryeministrin merremi nga mëngjesi deri në darkë ne. Nëse i themi kryeministri është i koprruptuar, do t'i themi edhe atij të karburanteve.

Ndoka: kryeministri është karburanti, rruga...

Hila: Kur të përmendësh emra bëhesh i besueshëm.

Ndoka: Nëse kemi një kryeministër që zbaton ligjin nuk kemi nevojë për emra. Për emra është prokuroria, jo opozita.

Hila; opozita të shkul dhëmbët

Ndoka: I shkul dhëmbët kryeministrit

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-hila-ndokes-pse-nuk-permend-basha-emrat-e-oligarkeve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended