Masakra me tre viktima në bulevardin Zogu i Parë

  • 5 years ago
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar dënimet e Shkallës së Parë, për tre autorët e masakrës në bulevardin Zogu i Parë, ku u vranë 3 persona. 27 Majin e 2015-s mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Italiani Salvatore Letizia është dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim të përjetshëm. Ndërsa për dy vëllezërit Doçi janë dhënë 47 vite burg, përkatësisht 27 për Markeljanin dhe 20 për Kejvin.

Italiani dhe dy vëllezërit Doçi ishin pjesë e dy grupeve rivale, që u përplasën me armë në qendër të Tiranës. Breshëritë e para në atentat u qëlluan nga Salvatore Leticia, që bashkë me Besnik Sulkun ekzekutuan Mentor Lufin. Ky i fundit ishte edhe objektivi i atentatit ku mbeti i vrarë edhe Gerti Goxhaj.

Pas kësaj, nipat e Mentor Lufit, Markeljan dhe Kejvi Doçi, iu përgjigjen me armë dy atentatorëve. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë Besnik Sulku, ndërsa italiani u plagos lehtë.

Shkak për konfliktin mes dy grupeve ishte një vrasje në Holandë ku u qëllua për vdekje Durim Sulku, vëllai i Besnik Sulkut. Me ndihmën e Salvatore Letizias, ai organizoi atentatin ku humjetën edhe vetë.

Tv Klan

Recommended