#oranews #berat Në disa lagje të Beratit, kalldrëmi historik është zëvendësuar nga betoni. Shkak është bërë ndërhyrja e herë pas hershme e Bashkisë në rrjetin e kanalizimeve por edhe pakujdesia e banorëve.
Kalldrëmet që kanë dëshmuar identitet dhe kulturë në disa lagje të Beratit janë zëvendësuar nga betoni.
Në qytetin muze të një mbi një dritareve, rrugicat e gurta vite më parë i gjeje gjithandej, në lagjet simbolike ?Kala?, ?Mangalem?, dhe ?Goricë? ku binin në sy për mënyrën e punimit por edhe kujdesin e banorëve.
Vitet e fundit ndërhyrjet nëpër lagje por edhe nevoja e qytetarëve për më shumë hapësirë kanë ndikuar në dëmtimin e kalldrëmeve e njëkohësisht në humbjen e vlerave historike të qytetit.
Qytetarët shprehen nostalgjikë për të vjetër, por nuk hezitojnë të ngarkojnë veten me përgjegjësi për situatën e krijuar.
Por përveç banorëve, pesha e përgjegjësisë bie edhe mbi Bashkinë, e cila justifikohet me mungesën e fondeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/betoni-zevendeson-kalldremet-ne-lagjet-e-beratit Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz